Protesta, djali i vogël: Më lironi babin, kam ditëlindjen

Protesta, djali i vogël: Më lironi babin, kam ditëlindjen

Në protestën që u zhvillua nga banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re përpara se të fliste kreu i PD, Lulzim Basha foli edhe një fëmijë i vogël, babain e të cilit e kanë arrestuar gjatë protestave.

Mes emocioneve, ai tha se donte që në 28 nëntor babai të ishte i lirë, pasi vogëlushi kishte ditëlindjen.

"Nuk mundet Erion Veliaj të vijë këtu, sapo mori votat do shkatërrojë shtëpiat. Të tjerëve i dhuron ushqime, neve po na prish shtëpiat e dyqanet. Mos me lënë prova ai i zgjuari i ka futur ata në burg. Asnjë nuk do mbetet këtu se ata janë në burg të gjithë. Unë do  doja që babai im të vinte në 28 nëntor se kam ditëlindjen. Babin tim e kam në burg. Nëse po më dëgjon o Erion Veliaj, Lulzim Basha është më i mirë se ti", u shpreh djali i vogël.

EMISIONET