Ende nuk ka vendimmarrje nga ana e Partisë Demokratike për mënyrën se si do të zhvillohet aksioni opozitarë me sesion e ri parlamentar, duke ja lënë vendimmarrjen forumeve drejtuese. 

Nënkryetari i kësaj force politike Edi Paloka tha se parlamenti e ka humbur legjitimitetin, dhe marrëdhëniet me të nuk mund të jenë normale, ndaj opsion të hapur la bojkotin por dhe djegien e mandateve.

Paloka: Duke filluar që nga djegia e mandateve. Qëndrimi në sallën e Parlamentit, por një qëndrim që praktikisht nuk do të lejonte zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimitetin. Dhe një variant që është përdorur disa herë nga opozita, por që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm që është bojkoti. 

Ka përpjekje për ti  faturuar opozitës bllokimin e  reformës ne drejtësi, tha  Paloka, por  siç argumentoi, është kryeministri ai që e shkatërroi reformën.

Paloka: Është Edi Rama i cili i ka vënë shkelmin gjitha reformave në Shqipëri. Ajo proteste ishte dhe mbrojtje e reformës në drejtësi.

Edi Paloka, nuk komentoi  qëndrimet e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin për protestën,  garantoj se  Partia Demokratike ka marrëdhënie në nivele të larta  me ndërkombëtaret , ndërsa paralajmëroi  rezultate konkrete.

Paloka: PD i mban marrëdhëniet me organet qendrore qoftë politike të shteteve, qoftë të organizmave ndërkombëtare. Ne nuk komentojnë qëndrime ambasadash. Ju garantoj që marrëdhëniet tona ndërkombëtare janë në kulmin e tyre dhe rezultatet shpejt do të jenë të prekshme.  

Paloka komentoi  procedimin penal, që i është bërë nga Policia e Shtetit  për shkak te protestës të disa ditëve më parë

Paloka: Janë ata drejtues policie që kanë dalë me emra nga përgjimet e antimafies italiane si njerëz që kanë drejtuar fushatën e trafikut të drogës në Shqipërisë. 

Qytetaret duhet të marrin ne dore fatin e tyre tha, nënkryetari i partisë demokratike,  pasi sipas tij  tashme kryeministri Edi Rama nuk njeh ligje dhe Kushtetutë.


/Ora News.tv/