Protesta buzë By pass-it, banorët e Dërmenasit kërkojnë kompensim për tokat

Protesta buzë By pass-it, banorët e Dërmenasit kërkojnë

E premtja ishte ditë proteste thuajse në të gjithë vendin.

Ndërsa studentët vërshuan në qytetet me universitete, 75 familje në Dërmenas dolën buzë By pass-it të Fierit për të kërkuar kompensimin e munguar për tokat e zëna nga rruga.

Ata thonë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë të drejtën sipas tyre të mohuar, ndërsa akuzuan edhe për selektivitet në këtë proces.

Banorë: “Nuk jemi kafshë, jemi njerëz si gjithë të tjerët. Të paktën kërkojmë hisen tonë, paratë tona, sa na takojnë neve.”

“Gjysmat i kanë marrë, ne shumë pak kemi mbetur pa u dëmshpërblyer.”

Por veç tokës, ndërtimi i By pass-it, disave po u mban peng edhe shtëpitë.

Banesat nuk mund të kalojnë në procesin e legalizimit edhe pse banorët thonë se kanë plotësuar dokumentacionin.

Banore: Thotë dale, të mbarojë autostrada, pastaj i japim legalizimin. Çfarë është kjo punë kështu?

Të ndodhur para këtyre fakteve, ata tjonë se do të përshkallëzojnë protesta.

Banorë: Gjithë maunet duhet të kalojnë kurrizin tonë.

Pak ditë më parë, punimet për By pass-in e Fierit rifilluan, dhe sipas parashikimeve duhet të përfundojnë në qershor të vtit të ardhëm.

EMISIONET