Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua të gjithë shqiptarëve t'u bashkohen të shtunën në protestën përpara kryeministrisë.

 "Përballë së keqes!"  tha Basha

"Nëse ne bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë e keqja do të largohet.  Nuk ka asnjë alternativë tjetër. E vetmja alternativë përballë një qeverisje të keqe, të inkriminuar e korruptuar është forca e njerëzve që bëhen bashkë për të mirën, lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen.

Ju ftoj të gjithë ejani të shtunën në orën 12:00 dhe deklaroni refuzimin tuaj, JO-në tuaj, distancimin tuaj, mos pranimin e së keqes. 

Ejani pasnesër më 20 janar, bashkohuni me qindra mijëra bashkëqytetarë të tjerë. Ngrijeni zërin tuaj për cdo padrejtësi që ju është bërë për të diktuar fundin e kryeministrit narkotrafikant për ti hapur rrugën një qeverie antimafia, antivarfëri, të reformës në drejtësi. 

Ejani ta mundim mallkimin se shqiptarët nuk bëjnë dot demokraci si gjithë Europa. Ejani ta dëshmojmë se bashkë mund ta bëjmë."




vijon




/Ora News.tv/