Mijëra meshkuj kanë aplikuar që të fitojnë një biletë falas për të bërë pushime tek “Ishulli i Seksit”.

Udhëtimi i veçantë katër-ditor në ishullin e Karaibeve përfshin drogë dhe seks pa limit. Çmimi normal është 5 mijë dollarë dhe janë 30 vende të lira.

Për t’u bërë pjesë e lotarisë, pjesëmarrësit duhet të blejnë diçka nga faqja e tyre e internetit.

Organizatorët kanë zbuluar se fituesi do të shpallet më 1 dhjetor.

Shpesh herë, ishulli është kritikuar e konsideruar si ‘i shpifur’ , si dhe ka patur hetime për krime të mundshme. Por organizatorët kanë zbuluar se eksperienca katër ditore me 60 femra është tërësisht legale.

Ata premtojnë dy vajza latine për çdo mashkull, shfaqje seksuale, festa në jahte luksoze dhe surpriza me drogë në ishullin privat të Karaibeve.

Klientët mund të kenë seks pa limit me femrat dhe të shkëmbejnë partneret gjatë fantazisë seksuale.

Në faqen e “Ishullit të Seksit”, thuhet se 60 femrat janë aty për të kënaqur meshkujt dhe për ti bërë të ndihen si mbretër, prandaj klientët nuk duhet të kenë frikën e një arrestimi të mundshëm.

/Ora News.tv/