Propozohet shkarkimi i drejtorit të ALUIZNI-t Vlorë

Propozohet shkarkimi i drejtorit të ALUIZNI-t Vlorë

Task Forca Antikorrupsion propozon shkarkimin nga puna të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë Ardian Musta. Gjithashtu rekomandon largimin e përgjegjësit të sektorit të Legalizimive dhe të një specialisti në këtë drejtori.

Javën e kaluar taks forcë bëri inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë pas denoncimit të legalizimit të një shtese anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë. Denoncimi kishte shkuar  pranë Platformës së Bashkëqeverisjes.

"Janë rekomanduar këto masa pasi është konstatuar se nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjorpër një objekt shtesë pa leje në objekt egzistues. 

Saktësisht nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës" informoi ministrja Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila mban dhe postin e Koordinatores Kombëtare kundër Korrupsionit.

Po kështu Task Forca Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar kontroll në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor – Fier

Nisur nga shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar 24 masa disiplinore për drejtues dhe inspektorë të kësaj drejtorie.

EMISIONET