Propozimi i studentëve: Si të realizohet procesi mësimor, por edhe protesta

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dalë me një propozim sesi mund të realizohet mbarëvajtja e procesit mësimor, pa u cënuar programi mësimor, por edhe duke vazhduar protestën.

Propozimi i është drejtuar Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për dijeni edhe dekanatit të Fakultetit Ekonomik.

Sipas propozimit, studentët kanë parashikuar që  protesta e tyre të vazhdojë deri në 3 mars, duke shpresuar në plotësimin e kërkesave të tyre.

Prej dy ditësh studentët e Fakultetit Ekonomik kanë zgjidhur si formë proteste ngujimin në Fakultet, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje me policinë private.


EMISIONET