Italia ka dorëzuar sot në Bruksel propozimin e saj për të kapërcyer krizën e emigracionit që ka mbërthyer Europën.

Para 16 liderve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të mbledhur në një mini samit informal për emigracionin, Kryeminstri italian Giuseppe Conte ka prezantuar studimin "European Multilevel Strategy for Migration" i ndarë në 6 kapituj dhe me 10 objektiva të qarta që synojnë një politikë korrekte, efektive e të qëndrueshmë në zgjidhjen dhe menaxhimin e fluksit emigrator në Europë.

"Është një propozim që synon të kapërcejë plotësisht rregullat e përcaktuara deri më tani nga Traktati i Dublinit", ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian Conte. Jemi të mendimit, shtoi ai, se ky traktat është hartuar duke u bazuar në një llogjikë emergjente, ndërsa ne kërkojmë ta përballojmë këtë problem në mënyrë sturkturore.

Qeveria italiane kërkon që të hiqet kriteri i vendit të parë mbërritës i përcaktuar në traktatin e Dublinit i cili detyron këtë vend të garantojë qëndrimin e pajisjen me të gjitha procedurat përcaktëse për çdo emigrant që hyn ilegalisht në të.

 "Kush hyn në Itali hyn në Europë", ka deklaruar Conte, e duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për këtë fluks të madh emigrantësh me një bashkëpunim me të gjitha 28 vendet anëtare:"

Kryeministri italian i ka thënë jo propozimit franko-spanjoll për ngritjen e hotspot -eve të emigrantëve në vendet e Bashkimit Europian.

 "Vendet si Italia, Greqia e Sppnja nuk mund të shndërrohen në kampe refugjate të Europës", tha ai.

Qeveria italiane kërkon një përgjegjësi të përbashkët për numrin e lartë të emigrantëve që mbeten viktimë duke kapërcyer Mesdheun si dhe ngritjen e qëndrave hotspot në Libi e Nigeri e më pas shpërndarjen e tyre në kampet e refugjatëve në të gjitha vendet anëtare të BE."

Propozmi i qeverisë italiane ka shkatuar reagime nga  lidërët e disa vendeve anëtare. Presideneti francez Macron në përfundim të këtij samiti infromal ka deklaruar se "Franca nuk pranon leksione nga askush pasi është vendi i dytë në Europër për numrin  e pranimit të emigrantëve."

/Ora News.tv/