Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i ka propozuarve kryebashkiakëve të rinj sidomos në zonat që shquhen për bujqësi të zgjedhin një nënkryetar të posaçëm, i cili do merret me problemet e këtij sektori. Ky apel i kreut të Bujqësisë u bë gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për ujitjen në 4 bashki.

Njësitë vendore duhet që të kenë një nënkryetar të posaçëm, i cili të merret vetëm me problematikat e bujqësisë.

Kjo ka qenë kërkesa e ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi,  drejtuar kryebashkiakëve të rinj në vend, duke e konsideruar një aspekt të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori.

Kjo kërkesë vjen në një kohë që qytetarët kanë ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me sigurinë ushqimore.

Emërimi i një nënkryetari vetëm për bujqësinë mund të jetë një mundësi më shumë për të kontrolluar përdorimin e pesticideve.

Çuçi: Përfitoj nga rasti që ti bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive që të fokusohen dhe ti kushtojnë një zëvendëskryetar të posaçëm që duhet të merret vetëm me çështjet e bujqësisë. Është një nga aspektet më të rëndësishme që do ndikojnë në zhvillimin e gjithë bashkisë.

Ministri i Bujqësisë e deklaroi këtë gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për ujitjen e tokave bujqësore në 4 bashki.

Çuçi: Jemi të fokusuar drejt rehabilitimit të sistemeve vaditëse dhe kulluese.

Aktualisht në Shqipëri mund të ujiten 240 mijë hektarë tokë bujqësore.

/Ora News.tv/