Propozim për martesë në koncertin e Taylor Swift, vajza nuk pushon që qari

Propozim për martesë në koncertin e Taylor Swift, vajza nuk

Një vajzë ka marrë propozimin më të bukur për martesë gjatë koncertit të idhullit të saj Taylor Swift.

James Thompson i propozoi të dashurës së tij Alina Barrett duke qëndruar pranë skendës së koncertit të fundit të këngëtares,

Ai i ulet në gjunjë 22-vjeçares nga Cardiff dhe Alina i thotë po, ndërsa nuk përmban dot emocionet dhe fillon duke qarë.

Video e dy të dashuruarve është bërë virale në rrjetet sociale.

Çifti u takua për herë të parë në universitet dhe u lidhën për shkak se kishin interes të përbashkët në muzikë.

23-vjeçari e kishte përgatitur për një kohë të gjatë propozimin ndaj parteneres së tij, me të cilën është lidhur 3 vite më parë.



EMISIONET