Është promovuar në Akademinë e Shkencave monografia me titull "Dyrrahu Ilir dhe Gërmimi arkeologjik" në Lulishten 1 Maj i autorit Gjergj Frashëri. Për Ora News autori Frashëri thekson se Monografia hedh dritë të re mbi historinë e Durrësit arkeologjik.E duke qënë se kjo zonë mbart një histori mijëra vjeçare shumë shpejt do të kthehet në një muze të vizitueshëm për qytetarët. Gjergj Frashëri: “Në qendër të librit është vendosur një gërrmim në një zonë, jo në qendër të qytetit por në periferi, që ka qënë një lagje zejtarësh të Durrësit që nga koha ilire, helene, romake,bizantine e më tej.Kam qënë gjithmonë kritik në këtë çështje. Kam bërë dhe propozimet e mia për mirëadministrimin por do ishte mirë të ishin marrë më shumë parasysh.” Ambasadori gjerman Helmut Hoffman i pranishëm në promovimin e monografisë i bëri thirrje shtetit shqiptar të tregojë kujdes dhe mbrojë zonat arkeologjike të vendit pasi sipas tij shumë arkeologë gjermanë i kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Monografia e Frashërit është i shkruar në 3 gjuhë dhë përmban rreth 530 foto dhe një katalog me 98 tabela të gjetjeve arkeologjike. /Oranews.tv/

/Ora News.tv/