Promovohet libri “Jurisprudenca e Strasburgut”

Promovohet libri “Jurisprudenca e Strasburgut”

Standardet e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut vijnë të reflektuara në botimin e katërt të librit "Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut" me autorë juristin Ledi Bianku dhe Odeta Kumbaron. 

Qëllimi është të ndihmojë gjyqëtarët, prokurorët dhe të gjithë juristet në Shqipëri dhe Kosovë në kuptimin e standardeve që përbëjnë bazat e rendit publik europian. Sipas Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhazair Zaganjori dhe Kryetarit të Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, libri që sjell përvojën e çmuar të Gjykatës së Strasburgut do të jetë një orientim i mirë edhe për studentë e studiues

Zaganjori: Duhet theksuar që në këtë libër paraqiten standardet më të fundit. Dinamika e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e jashtëzakonshme. Është bërë një punë jashtëzakonisht profesionale.

Sadushi: Vlera e një vendimi të Gjykatës së Strasburgut është një vlerë që merr përparësi në raport me legjislacionin vendas.

Botimi i katërt synon t`i ofrojë gjyqtarëve e prokurorëve një panoramë të produktit jurisprudencal më masiv në nivel evropian që udhëheq dhe kushtëzon veprimin e gjithë juristëve në të gjitha shtetet anëtare të BE. Libri u promovua në mungesë së dy autorëve që ndodheshin në Strasburg.

EMISIONET