Prokurorja e Shkodrës Nikëhasani nuk ia del as në Apel, shkarkohet nga detyra

Prokurorja e Shkodrës Nikëhasani nuk ia del as në Apel,

Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk ia ka dalë që të mbajë detyrën si prokurore as në Apel.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot vendimin e KPK për prokuroren Nikëhasani. KPK-ja vendosi shkarkimin e saj nga detyra më 20 prill të këtij viti.

Anëtarë të trupit gjykues që shqyrtuan kërkesën e saj, ishin Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari.

Nga shqyrtimi rezultoi se prokurorja e Shkodrës nuk justifikonte burimin e ligjshëm të dy apartamenteve në Tiranë dhe një në Lezhë, dy garazheve në Tiranë dhe një automjeti.

Besa Nikëhasani ishte prokurorja e parë që u thirr në seancë degjimore nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimi

Prokurorja Nikëhasani tha më 20 prill 2018: Më gjeni një dosje me probleme, po të isha e korruptuar nuk bëja 14 vjet Tiranë-Shkodër

EMISIONET