Pushohen hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica, rikërkon mandatin

Pushohen hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica, rikërkon mandatin

Ish-deputeti i LSI Gledion Rehovica  i akuzuar për falsifikim formularësh i kërkon gjykatës rikthimin e mandatit të deputetit.  Kërkesa vjen pas vendimit që prokuroria mori duke pushuar hetimet pasi sipas tij nuk verifikohet se ka kryer falsifikim të formularëve.

Pas disa muaj hetimesh Prokuroria e Tiranës, pushoi hetimet ndaj ish-deputetit të LSI-së Gledion Rehovica. Ish-deputetit të Beratit iu hoq mandati në janar të vitit të shkuar nga KQZ, pas kërkesës së bërë Sektori i Dekriminalizimit në prokurori.

Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qënë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.

Por pas një viti, sipas prokurorisë Rehovica nuk e ka falsifikuar formularin e dekriminalzimit. Pas këtij vendimi, ish-deputeti i është drejtuar gjykatës administrative ku kërkon rikthimin e mandatit, të cilin tashmë e ka marrë deputetja tjetër e qarkut të Beratit Silva Caka. 

Ne seancën e parë të zhvilluar  avokati i tij Ardian Visha i paraqiti gjykatës vendimin e pushimit  si dhe kërkesën për rikthimin e mandatit të deputetit.

Seanca  u shty për ti lëne kohe ko,misionit qendror të zgjedhjeve të japë argumentet e saj. Ndërkohë  seanca e radhës u la në datën 7 shkurt në orën 9 ku gjykata pritet të shprehet me vendim në lidhje me kërkesën e bërë nga ish deputeti.

EMISIONET