Prokuroria e Tiranës nënshkruan memorandum mirëkuptimi  me OSBE -në lidhje me zbatimin e një analize sistemi për bashkërendimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe komunikimin midis Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore në procedimet penale.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elizabeta Imeraj dhe Ambasadori i OSBE- së në Tiranë,  Bernd Borchardt.

Kjo nismë e ndërmarrë lidhet me faktin se Zyra e OSBE – së, në mandatin e saj ka si qëllim, për të dhënë ndihmën e saj në përpjekjet e Republikës së Shqipërisë për të zhvilluar institucione efektive demokratike, duke përfshirë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe për të promovuar shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në një linjë me angazhimet, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në takimin e zhvilluar Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë theksoi se marrëveshjet e bashkëpunimit midis OSBE-së dhe Prokurorisë i shërbejnë përmirësimit të punës në luftën kundër krimit e specifikisht në luftën kundër korrupsionit, dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim.

"Jemi të impenjuar në një luftë pa kompromis kundër krimit, për të krijuar terrene të përshtatshme për transparencë dhe llogaridhënie, të cilat çojnë në ushtrimin nga secili prej nesh në përmbushjen e rregullt të detyrës. Bashkëpunimi është tregues shumë i rëndësishëm si dhe kontribuon në rritjen e besimit në publik si dhe në ndërtimin e shtetit të së drejtës" tha Imeraj.



/Ora News.tv/