Prokuroria çon në gjykatë ish deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami

Prokuroria çon  në gjykatë ish deputetin e LSI-së,

Prokuroria e Tiranës  ka dërguar në gjykatë ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami, i cili akuzohet  për veprën penale të falsifikimit. Selamit iu hoq mandati dhe u hetua në kuadër të ligjit për dekriminalizimin pasi u zbulua se në vetëdeklarim kishte fshehur faktin se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali. 

Përveç humbjes së mandatit, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim  Shkëlqim Selami, do të përballet edhe me drejtësinë  për akuzën e falsifikimit.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka dërguar çështjen për gjykim. 

Ai akuzohet për "Falsifikim të vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Selamit iu hoq mandati dhe u hetua në kuadër të ligjit për dekriminalizimin pasi u zbulua se në vetëdeklarim kishte fshehur faktin se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali. 

Sipas prokurorisë, nga kqyrja  e formularit te vetëdeklarimit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes nësë eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale në fuqi, ose jo.

Organi i akuzës thekson se referuar dokumentacionit të administruar në përgjigje të leterporosisë se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se:

"I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit “arrest me burg”,  leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007, Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale. Me kete akuzë  ish-deputeti  Selami rrezikon denimin nga 6 muaj deri ne 4 vite burg ".

Dekriminalizimi dhe vetëdeklarimi

Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike. Ne zbatim te ligjit te sipercituar, Shkëlqim Selami ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar. "

Provat e prokurorise

Ne kushtet kur kemi te bejme me

1)            Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike”, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.

2)            Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai, Arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kane qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.

Me kete akuzë  ish deputeti  Selami rrezikon denimin nga 6 muaj deri ne 4 vite burg "

Lexoni me shume: Te gjitha lajmet per ish deputetin Shkelqim Selami



EMISIONET