Gati dosja: Pas 3.4 mln eurot e Toyota Yaris, është një grup i strukturuar kriminal

Gati dosja: Pas 3.4 mln eurot e Toyota Yaris, është një grup i

Prokuroria për Krime të Rënda u ka njoftuar zyrtarisht akuzat të dyshuarve për çështjen e "Toyota Yaris" dhe pritet që dosja të kalojë për gjykim brenda 10 ditësh. Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika.

Tirane-  Krimet e Rënda kanë përfunduar hetimet për dosjen "Toyota Yauris. Edi Lika, Klevis Lika dhe  Alban Mollaymeri do të përballen me akuzën për grup të strukturuar kriminal. Burimet kanë bërë të ditur se tre të dyshuarit në arrati, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi po kryhen ende hetime dhe kërkime për ti arrestuar.

Po ashtu të arrestuarve u është komunikuar akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në qershor 2018 iu sekuestruan 3.4 mil euro në dy automjete Toyota Yuris që vinin nga Belgjika.

 Te arrestuarit kane mohuar lidhjen dhe dijeninë per parate e fshehura ne dy automjetet.

Agim Cekës i pushohet akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe i komunikohet akuza vetëm për armëmbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një pushkë

Hetime për këtë çështje është duke kryer edhe prokuroria belge e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Dëshmia e kreut të selisë blu është dhënë mbi dijeninë që ai kishte për çështjen. Në parlament ai akuzoi se kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kishte marrë në mbrojtje grupin që priste milina eurot që mbërrinin me Toyota Yaris.

EMISIONET