Prokurori Kalaja drejt kalimit me sukses të vettingut

Prokurori Kalaja drejt kalimit me sukses të vettingut

Një tjetër prokuror pritet të kalojë me sukses vettingun. Bëhet fjalë për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kalaja.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar sot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, trupi gjykues i përbërë nga  Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja bënë me dije se  ILDKPKI ka konstatuar se  Arben Kalaja ka bërë deklarim të saktë, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë.

Sipas ILDKPKI-së, Prokurori Arben Kalaja nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha gjithashtu se  DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës, pasi Kalaja Kalaja nuk është i përfshirë në kontakte me persona të papërshtatshëm.

EMISIONET