Intervistat për SPAK, Prokurorët: Presionet nuk na kanë ndikuar

Intervistat për SPAK, Prokurorët: Presionet nuk na kanë ndikuar

Intervistimet për kandidatët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion janë drejt fundit. Para KLP kanë dalë këtë të enjte pesë prokurorët e tjerë që kanë kandiduar për këtë strukturë. Prokurorët kanë pranuar se gjatë punës së tyre kanë patur presione po këto nuk i kanë penguar për të përfunduar hetimet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vijuar ditën e katër të intervistimeve me kandidatët për SPAK. Seancat  nisën  me prokurorin  e Krimeve te Rënda Ened Nakuci, i cili paraqiti  dosjet që ka hetuar mes te cilave dosjen e Klemend Balilit dhe çështja që njihet si ‘Hakmarrja për Drejtësi’.

Gjatë intervistës ai është pyetur për kërcënimet e vazhdueshme nga grupet kriminale që ka hetuar për të cilat ka dhënë  se nuk  kanë munguar, po kjo gjë nuk e ka penguar të përfundonte hetimet në gjykatë  apo ti konfiskoj pasuritë.

Me pas seancat vijuan me prokuroret Enkeleda Millonai dhe Enkeleda Xhengo.

Të cilat janë pyetur në lidhje me presionet  që kanë patur  dhe çfarë mendonin se do të jepnin më shumë  për Spak. Pas  tyre në  intervistë u mor prokurori Klodian Braho,  i cili ka hetuar funksionarë të lartë shtetërorë  të cilët janë  dënuar me vendim të formës së prerë.

I pyetur nëse ka qenë i paragjykuar, ai tha se ka pasur raste, por shtoi se rezultatet e punës së tij kanë qenë përgjigjja më e mirë ndaj këtyre sulmeve.

"Nuk kam patur kërcënim me jetë, por presione nga njerëzit e hetuar, rreth paraqitjes së çështjeve në gjykatë" është shprehur prokurori.  

Klodian Braho po heton ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa më herët ka hetuar edhe ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim të paligjshëm. Procesi i intervistave në KLP është parashikuar të mbyllet  të premten me kandidatët Dritan Prenci, Ndini Tavani, Maksim Sota dhe Vladimir Mara.Në mes të javës tjetër, KLP pritet të rendisë dhe të pikëzojë kandidatët për në SPAK.

EMISIONET