Prokurori i krimeve të Rënda, Vladimir Mara iu është nënshtruar procesit të vettingut.

Seanca dëgjimore ndaj prokurorit Mara, i cili është kandidat për SPAK, u zhvillua sot.

Sipas raportit të ILDKPKI Mara nuk ka fshehur pasurinë dhe nuk ka konflikt interesi. Gjithashtu rezulton se prokurori ka burime të ligjshme të pasurisë.

Ai është hetuar  në lidhje me një banesë që ka në përdorim me familjen e tij, e cila është në proces legalizimi.

Prokurori ka mospërputhje të deklaratës së parë të vitit 2008 me atë të vitit 2016 në lidhje me banesën. Gjithashtu ka pasur denoncim ndaj tij nga një shtetase për trajtim çnjerëzor, por komisioni ka vlerësuar se nuk ka prova.

Në seancën gjyqësore prokurori u pyet edhe në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitit.

DSIK e ka konsideruar të përshtatshëm prokurorin për vijimin e detyrës.

Vendimi për Marën do jepet më 14 qershor.

Pjesë nga diskutimi në senacën gjyqësore: 

Prokurori i Krimeve të Rënda u pyet në lidhje me një makinë që kushëriri i tij e bleu në Angli për 3400 euro dhe më pas ia shiti Marës për 3000 euro.

Jakobs: Ju i keni blerë një automjet në Angli kushëririt tuaj dhe ai ka humbur nga ajo shitje afërsisht 400 euro. Ma shpjegon dot pse ta ka bërë një nder të tilleë. Më duket e pakuptimte që dikush paguan 3400 për një automjet në prill dhe jua shet juve për 3000 euro në qershor

Mara: Makinën e kishte blere djali i xhaxhait tim dhe ma solli për të më ndihmuar mua

Jaboks: Ju keni e ngarë makinën në Shqipëri pa targa dhe për një prokuror është e padrejtë një sjellje e tillë.

Mara: E kam thënë që nuk kam bërë gjënë e duhur por ato mundësi ekonomike kam pasur në atë kohë. Automjeti është regjistruar ne sistemin TIMS. Madje kam pasur edhe një prokurë. Nuk mund ta ngisja atë automjet sepse ishte me krah të kundërt, ndaj e përdora për një kohë të shkurtër.

/Ora News.tv/