Prokurori Alfred Progonati në sitën e vettingut

Prokurori Alfred Progonati në sitën e vettingut

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Alfred Progonati po i nënshtrohet procesit të vettingut.

Hetimi për Progonatin ështe bërë në të tre kritere, pasurisë,  pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.

ILDKPKI raporton se ai ka bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Sipas  ILDKPKI, prokurori ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Progonati zotëron një apartament 126 metra katrorë në Tiranë, i ndërtuar në vitet 2005-2006, i pajisur me certifikatë pronësie, i blerë 70 mijë euro.

Të ardhurat vijnë nga shitja e banesës që kishte me parë në Prrenjas. Gjithashtu prokurori sipas hetimeve kishte marrë 31 mijë euro kredi.

Konstatohet se shuma në fillim e apartamantit është deklaruar 67 mijë euro. Ndërsa 3 mijë euro kanë kushtuar punimet shtesë.

Sipas  ILDKPKI Progonati ka pasur burime financiare të ligjshme për të blerë apartamentin.

Gjithashtu prokurori zotëron një makinë tip Toyota, i blerë 3360 euro me të ardhura nga kursimet dhe nga paga.

Automjeti rezulton i blerë në vitin 2014.

Ai kishte gjendje kesh 400 mijë lekë kursime nga paga dhe 500 mijë lekë të mbetura nga kredia e marrë në bankë.

Progonati ka bërë transfertë bankare 1500 euro në llogarinë e vajzës që jeton në Gjermani për të mbuluar të ardhurat e saj.

Sipas hetimeve prokurori rezulton i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

KPK ka kryer hetime të pavarura dhe ka konstatuar se subjekti nuk ka kontakte të papërshtatshme.

Aftësitë porfesionale i përmbush me përpikmëri. Ai ka disiplinë në punë dhe është i aftë për të marrë vendime si edhe çështjet i ka përfunduar në kohë.

Ndërsa rezulton se ndaj tij nuk ka pasur denoncime.

Vendimi i KPK për Alfred Progonatin do jepet më 20 dhjetor në orën 10:00

EMISIONET