Opozita ka akuzuar maxhorancën për abuzime me tenderimet dhe dhënien e koncesioneve.Sipas nënkryetare së Komisionit, Jorida Tabaku, janë 10 nijë tendera të zhvilluara pa garë dhe duke përzgjedhur ofertat më të këqia.Por për kreun e Komisionit të Ekonomisë klëto akuza politike duhet të bëhen diku tjetër.

Nga 36 mijë tendera në total, 10 mijë prej tyre janë zhvilluar pa garë.

Kjo ka qenë akuza e opozitës e bërë në Komisionin e Ekonomisë gjatë seancës së dëgjimit të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Prokurimeve.

Nënkryetarja, Jorida Tabaku, tha se pavarësisht këtyre shkeljeve, Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka marrë asnjë masë konkrete.

Tabaku: Në katër vite, 2014-2018, qeveria dhe mazhoranca kanë proceduar rreth 36 mijë tendera, ndërkohë që me negociim pa shpallje janë dhënë pothuajse 10 mijë tendera. 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera caktohet fituesi dhe Komisioni i Prokurimit Publik rri dhe shikon.Nëqoftëse do të ishte caktuar oferta më e ulët fituese, a e dini se buxhetit të shtetit do ti ishin kursyer pothuajse 60 milion euro.

Por për kreun e Komisionit, Erjon Braçe, këto akuza janë thjesht politike.

Për të shmangur abuzimet me tenderat dhe koncesionet qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin duke sanksionuar mospranimin e ofertave të kërkuara nga kompanitë.




/Ora News.tv/