Projekti “Smile Albania”, Klosi: 1 mijë të rinj promovim të turizmit dhe edukim mjedisor

Projekti “Smile Albania”, Klosi: 1 mijë të rinj promovim

Nga kalaja e Gjirokastrës, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit u bëri apel të rinjve që të aplikojnë në projektin “Smile Albania”.  Me këtë mesazh, ministri Klosi përshëndeti 600 të rinj pjesëmarrës në konkursin e parë kombëtar të fotove-Selfie në natyrë.

KlosiNe si ministri e Turizmit dhe Mjedisit e kemi këtë në gjenezë të punës sonë për të pasur një Shqipëri turistike europiane por edhe një Shqipëri të mbrojtur edhe nga pikëpamja mjedisore.  

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ministri Klosi theksoi se Smile Albania” do të angazhojë 1 mijë të rinj për të  promovuar turizmin shqiptar nëpërmjet buzëqeshjes së mikpritjes shqiptare  dhe edukimit mjedisor.

Klosi:  Projekti Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin ne e fokusojmë në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë, dhe prandaj mendoj që këto foto kaq të bukura, të 600 të rinjve dhe të reja që buzëqeshin, mund të jenë në fakt edhe thelbi i projektit tonë për të mikpritur turistët në Shqipëri me buzëqeshje

Klosi shtoi se rritja e forcës së ligjit dhe edukimit mjedisor, do ta shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion turistik europian.

EMISIONET