Projekti i veçantë te Korabi, mbush skuadrën me produkt vendas

Projekti i veçantë te Korabi, mbush skuadrën me produkt vendas

Përveç fazës përgatitore, te Korabi, ekipi i parë, stafi teknik, Bubeqi, Mziu dhe Beqiri po krijojnë hapsira për të rinjtë e talentuar në Dibër.

Pranë ekipit të parë po aktivizohen dhe Kapiteni i U-19 mesfushori Jurgen Doda, sulmuesit Gazi Hysa dhe Antonio Tanushi si edhe portierët Bajram Elezi, Endrit Neli, Elham Muda, Damian Braho, Seldi Reçi dhe Klajdi Çorollari.

Dibranët janë shtuar masivisht dhe ky është qëllimi kryesor i projektit. Në përbërje të Korabit janë produkt vendas të konfirmuar tashmë si Briken Doçi, Sokol Mziu, Xhulio Skuka, Redon Raza, Armend Murrja, Elvis Kovaçi, Xhulio Reçi, Ronald Disha, Ylber Muça, Ervis Koçi, Ekrem Shehu, Mario Farruku. Në ditët e ardhshme pritet edhe ndonjë lëvizje tjetër, por tashmë boshti është krijuar dhe te Korabi synojnë vendet më të larta të tabelës.

EMISIONET