Projekti, banorët e Himarës konfrontohen fizikisht me punëtorët e kompanisë

Projekti, banorët e Himarës konfrontohen fizikisht me

Disa banorë në Himarë janë konfrontuar fizikisht me punonjës të firmës zbatuese të projektit të rikualifikimit urban të Spilesë, Himarë.

Banorët kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda pronës, ndërsa vazhdon rezistenca e tyre. Banorët kundërshtojnë marrjen e pronave të tyre.

Banorët e Himarës, thonë se kërkojnë të njihen fillimisht me projektin, pasi një vit me pare pikerisht ky projekt u shfuqizua nga Gjykata e Vlorës sipas këtij vendimi.

Aktualisht banoret e zonës shprehen se kjo situate i detyron këta të fundit të bëjmë vetëgjyqësi pasi preken pronat e tyre.

Për projektin bashkia e Himarës thotë se është rishikuar dhe se projekt nuk parashikon prishje objektesh, por vetëm ndërtim rrugës.

EMISIONET