Monako mund të jetë shteti i dytë më i vogël në botë por është një ndër shtetet më të pasura.  Gati 1/3 e popullsisë rezidente atje janë milionerë që janë joshur nga politikat e buta fiskale- tatimi mbi të ardhurat u shfuqizua më 1869-. 70% e popullsisë janë shtetas që kanë lindur jashtë Monakos ndërsa vetëm 10 mijë persona janë vendas.

38 mijë rezidentë jetojnë në një sipërfaqe më të vogël se New York's Central Park ndërsa një lagje e re për milionerët do të ndërtohet duke i marrë detit një sipërfaqe të mirë.

Që prej shekullit të 19-të Monako ka rritur sipërfaqen e tij prej 100 ha.

Ndërkohë që projekti i ri prej  2 miliardë eurosh (2.3 miliardë dollarë) projekton të zgjerojë vijën bregdetare me 15 ha brenda në Mesdhe

Projekti do të përfundojë me 2025 me lagjen e re, Portier Cove- afër kazinosë Monte Carlo ku janë xhiruar tre filmat e James Bond dhe do të jetë shtëpia e 1000 residentëve me shtëpi luksoze dhe vila.

Qeveria e Monakos do të mbikqyrë projektin ndërsa privatët do të përballojnë koston e ndërtimit dhe fitimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme.

"Të ardhurat nga shitja e këtyre apartamenteve dhe shtëpive do të shkojë në vlern e 3.5 miliardë euro (4.1 miliardë dollarë)" thotë Jean-Luc Nguyen, drejtuesi i projektit në qeveri

Me 1 milionë dollarë mund të blesh një sipërfaqe prej 17 metër katrorë.

 Platforma e ndërtimit që do të shtrihet në det do të përfundohet në 2020 ndërsa i tërë projekti do të jetë në përfundim më 2025

Rreth 40 % e kësaj lagje do të sigurojë ngrohjen dhe ndricimin nga uji i detit dhe panelet diellore.

Secili prej apartamenteve do të jetë 400 metra katrorë ndërsa vilat do të jenë afërsisht 1 mijë metra katrorë.

/ CNN/

/Ora News.tv/