Programi i realitetit tonë

Programi i realitetit tonë

Vetëdije e kushtëzuar do të thotë ta jetosh jetën duke u ndjerë fajtor për të shkuarën dhe në ankth për të ardhmen, duke mos qenë kurrë në gjendje ta jetosh të tashmen.

Russell Targ, një fizikan amerikan, parapsikolog dhe autor, është më i njohur për punën e tij në shikimin e largët.

Në çastin kur bëhemi të ndërgjegjshëm me pesë shqisat tona, nis programi i realitetit tonë. Ai, në fakt nis që kur jemi në barkun e nënës, ku përfshin edhe përcjelljen gjenetike të gjenit tonë.

Në fëmijëri jemi objekte të programit nga ana e prindërve të cilët mbjellin brenda nesh realitetin e tyre të kushtëzuar. Nga mosha pesëvjeçare doza fillon të shtohet nga shkolla dhe arsimi, i cili përcillet me aktivitetet tjera si gjuhë të huaja, muzikë, balet, sporte të ndryshme, i cili shpesh është një lloj abuzimi me fëmijët. Abuzim me mendjen dhe sensin e realitetit të fëmijës.

Çfarë bën me të vërtetë sistemi i arsimit? Indoktrinon, një ngarkesë sa e vërtetë, reale aq gënjeshtër, ditë pas dite në periudhën më kritike të zhvillimit të fëmijës.

Duke bombarduar fëmijët me variantet zyrtare të shkencës, historisë, të asaj që është e mundur dhe e pamundur, të gjithçkaje, që ngul këmbë se vetëm nëpërmjet përsëritjes së gjithë këtyre gjërave nëpër provime, mund të ecësh përpara, në sistemin e kontrolluar nga institucionet arsimore…

Ky indoktrinim shkollor për shumë njerëz vazhdon edhe në universitetet, ku janë formula të kontrolluara ku përsëritet një proces në një nivel më të lartë. Arsimi nuk ka të bëjë me nivelin e vetëdijes, ai nuk bën gjë tjetër veçse përgatit të rinjtë t’i kryejnë punët që i duhen sistemit.

Albert Einstein ka thënë: e vetmja gjë që interferon me procesin tim të të mësuarit është arsimi. Arsimi i vërtetë është çmësimi i indoktrinimit të arsimit zyrtar.

Përballimi i vazhdueshëm i këtyre realiteteve të gënjeshtërta në jetën tonë është kushtëzimi i po atyre normave dhe të vërtetave të medieve, mjeti i fuqishëm i të cilave është hipnotizuesi që qëndron në një qoshe të shtëpisë nga ku na “ndjek” të gjithëve?

Televizori, shtojani kësaj edhe faktin se gati të gjithë njerëzit që na rrethojnë i janë nënshtruar të njëjtit programim dhe e kanë pranuar të njëjtin realitet, atëherë pothuajse gjatë gjithë jetës do të dëgjojmë trysninë që vjen nga njerëzit e tjerë për t’iu nënshtruar rregullave edhe nëse nuk dëshirojmë.

Kjo krijon një rrjet të ndërlidhur kushtëzimesh në realitet i cili bën që pothuajse të gjithë t’i nënshtrohen kontrollit kolektiv mendor.

Ky proces indoktrinimi i realitetit ua ka mbushur mendjen gjashtë miliardë njerëzve se “të shohësh do të thotë të besosh” dhe se bota që na rrethon është bota e vetme e vërtetë. E shohin, e dëgjojnë, e prekin, e nuhatin dhe e shijojnë, prandaj duhet të jetë kështu.

EMISIONET