Programet për financim, Vlahutin: Sportelet e BE në 57 bashki të Shqipërisë

Programet për financim, Vlahutin: Sportelet e BE në 57 bashki të

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin  tha se BE ka programe të posaçme për zhvillin e qyteteve. Në një aktivitet për bashkëpunimin territorial, Vlahutin tha se po punohet për ngritjen e sporteleve të BE në të gjitha bashkitë e Shqipërisë për të marrë informacione në lidhje me projektet për financim. 

Vlahutin tha se sportelet e BE janë ngritur në 57 bashki nga 61 gjithësej. 

Vlahutin: Diçka që po përpiqemi ta korrigjojmë është mungesa e ndërgjegjësimit të financimit. Njerëzit nuk e dinë se shumë prej programeve nuk ekzistojnë. Ata nuk dinë ku të gjejnë informacion dhe sidomos kanë vështirësi për të vazhduar me proceset e aplikimit. 

Ne po punojmë çdo ditë me sportelet e BE në të gjitha bashkitë dhe jam shumë krenare të them se duke nisur që sot ka 57 nga 61 bashki që e kanë ngritur këtë sportel të BE. Kjo është dicka që bëhet më e fortë dotë pas dite. Vendet nuk mund të zhvillohen nëse pjesë të tij nuk janë të zhvilluara. Na ka lënë mbresë ambicja dhe zelli i autoriteteve lokale në Shqipëri që duan të mësojnë si të përfitojnë fonde dhe njohuri për zhvillimin e bashkësive të tyre. 

EMISIONET