Profil/ Franco Lerda, “bomberi” që firmos vetëm kontrata 1 vjeçare

Profil/ Franco Lerda, “bomberi” që firmos vetëm kontrata 1

Franco Lerda nga e hëna është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. 51-vjecari zëvendëson në stol, Skënder Gegën, i cili u largua pasi i shpalli të kuqtë kampion.

Misioni i tij në kyre të klubit është të shkojë sa më larg në Champions League, një kompeticion që merr pjesë për herë të parë dhe të mbroj titullin kampion.

Lerda është një ish-futbollist italian, i lindur më 19 gusht 1967 në Fossano. Roli i tij në fushë ka qenë sulmues, ndërsa si trajner preferon skemën 3-5-2, tipik italian. Në karrierën e tij vihen në sy lëvizjet e shpeshta, jo vetëm si futbollist por edhe trajner. Më shumë se 4 sezone nuk ka qëndruar kurrë në asnjë klub. 

Hapat e para si futbollist profesionist i hodhi tek Torino, duke u bashkuar me ekipin e parë gjatë sezonit 1985-1986 nga të rinjtë, ku luajti për dy sezone duke grumbulluar 19 paraqitje dhe 1 gol. Ai bëri debutimin e tij të Serie A në 24 Nëntor, në një fitore 4-1 në shtëpi kundër Pizës.

Më pas provoi eksperienca të tjera duke luajtur për disa klube në Itali, kryesisht në nivelin e ulët, Messina, Triestina, Chievo, Cesena, Brescia si dhe Napoli. Arritja e tij më e madhe ishte titulli kampion në Serie B me Breshian në vitin 1993-1994, ekip me të cilin fitoi edhe Anglo-Italian Cup në vitin 1994.

Lerda nuk arriti të luajë me kombëtaren e Italisë, por mblodhi vetëm dy paraqitje me U-21. Më 19 nëntor 1986, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren U-21, në një barazim në shtëpi 1-1 kundër Zvicrës. golin e tij të parë për U-21 e shënoi më 11 shkurt 1987, në fitoren 2-1 kundër Portugalisë; këto ishin vetëm dy paraqitjet e tij me Italinë U-21.

Në fund të sezonit 2002-2003, Franco Lerda vendosi të varë këpucët në gozhdë pas aventurës një-vjeçare me Canavese.

Lerda kishte qenë trajner i disa klubeve në kategoritë më të ulëta, kur ai, në qershor 2010, u bë tekniku i Torino. Pas rreth një viti në drejtim ai u shkarkua në 9 mars 2011 nga bordi dhe u zëvendësua nga Giuseppe Papadopulo. Megjithatë, u rikthye njëmbëdhjetë ditë më vonë.  Më 29 maj 2011 ai u shkarkua edhe një herë pas dështimit të klubit për të siguruar një vend në Play-offs e Serie A.

Në qershor të vitit 2012 ai drejtoi Lecce deri në 21 janar 2013. Në shtator të këtij viti u rikthye sërish në krye, ku qëndroi për një vit. Më 15 mars 2016 Lerda u bë trajneri i ri i Vicenza në Serie B. Ai u shkarkua në tetor 2016. Më 26 mars 2018 ai u kthye sërish në Vicenza, këtë herë në Serie C ku e drejtoi klubin për 7 ndeshje. Nga sot është trajneri i ri i Partizanit.

EMISIONET