Profesori nga Kosova Nezir Kraki, i ftuar në studion e lajmeve  në RTV Ora tha se me Serbinë duhet të riluhet një ndeshje, e cila është fituar para 20 viteve.

Kraki u shpreh se Kosova ka ndalur dhe sipas tij kjo është më e rrezikshme sesa ndarja apo riorganizimi i brendshëm.

Nezir Kraki: Idetë si ato të shkëmbimit, të rinegocimit të Kosovës me pretendimin se Serbia paska humbur shumë para 20 viteve këtu mendoj kanë qenë kataliztarorë të ndaljes së Kosovës. Më e rrezikshme se ndarja apo organizimi i brendshëm është ndalja. Kosova është ndalë, ka vite që është ndalë derisa Kosova është e ndalur shkaku i këtyre temave që liderët tanë pa maturi për arsye që askush nuk ka kuptuar.

Vetëm ne rikthehemi në një fushë për ta riluajtur ndeshjen që kemi fituar me tri pikë 20 vite më herët. Tani duhet ta riluajmë ndeshjen e njëjta, që Serbia ta marrë një pikë dhe ne një pikë, të ndahemi baras. Askush nuk është duke e kuptuar këtë insistim.

/Ora News.tv/