Per profesoret e mi Edmond Tupe dhe Mirela Kumbaro

Ne vitet akademike 2008-2009 dhe 2009-2010 (dy vitet e mija te MND) qelloi qe lenden Perkthim dhe Interpretim ne gjuhen frenge (gjuhe e trete) te ma jepnin dy pedagage, Edmond Tupe dhe Mirela Kumbaro.

Tupe i dhene mbas perkthimit, Mirela mbas interpretimit.

Profesor Tupja sic te gjithe studentet e Fakultetit te Gjuheve te Huaja e njihnin, ishte super modest, vinte ne shkolle me nje biciklete, ne shi e ne bresher, nuk mungonte kurre, as kur kishte djalin pa qejf ( femija i profit vuan nga autizmi, madje ai ka bere nje liber per autizmin), por as kur kishte te emen e moshuar (tashme ka nderruar jete) semure e i duhej te kujdesej per te.

Shume i ndjeshem dhe i pakompromentuar, madje as kur i ofronim caj, nuk na i pranonte, por kur u njoha mire me te, ne tre apo kater here caj, vetem njehere me zor me la te paguaj, dhe kete une ngula kembe nga kryenecesia si Lab.

Me nje kapele republike franceze dhe syze dielli Rei Bann qe nuk i jane prishur qe nga mosha e studentllekut, e kaloi moshen e dyte e te trete profesori.

E kunderta ndodhte me zysh Mirelen, e cila dhe ajo gjithashtu e zgjuar, por mjaft finoke.

Zysha vijoi karrieren ne universitet derisa i erdhi rasti jo rastesisht te behej Ministre e Kultures dhe me pas deputete.

Zysh Mirela me canta dhe makina te shtrenjta, por serisht i mungon modestia.

Tupja doli ne pension, por eshte i lire, ndersa zysh Mirela u be ministre, por eshte e “denuar”.

Shembulli mes tyre eshte se studentet zgjedhin profesor Tupen e jo zysh Mirelen.

Profesor Tupja e perdori mesimdhenien si profesion, madje me shume si zanat, por kete jo per ta shfrytezuar, por per te qene i lire, ndersa zysha per karriere.

Ne ate kohe dhe ne kete kohe zgjedh profesor Tupen dhe jo Mirelen, jo per politike, por per liri.

Se fundmi po them serisht nje histori te profesorit qe kurre nuk nguronte te na e tregonte ne lidhje me te emen e vet qe e donte shume: “Kur ime me ishte me re dilte shetitje, kur iku dhe pak mosha, dilte vetem ne ballkon, kur rrethi po ngushtohej, ajo qendronte vetem ne dhome, me pas kur gjithcka per shkak te moshes po venitej ajo nuk deshironte te ngrihej nga krevati, e ne fund cdo gje mbyllet aty ne krevat”, thoshte ai.

I kerkoj ndjese profit per historite, por ato i kam ne memorie nga mencuria e tij, nga ana humane qe ate e karakterizon, e kete e tregoi dhe kete here me studentet qe i do shume, me lirine qe e do akoma me shume.

Faleminderit profesor Tupe, jemi me ty, por nuk e dime nese kolegia jote eshte me ty, me lirine apo me... .



LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!


EMISIONET