Profesorët e degraduar në kapterra në lirim! Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë!

Profesorët e degraduar në kapterra në lirim! Politika dhe Kuvendi

"Ta gëzojnë" profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë "akademik" dhe "akademik i asociuar".

"Profesori" kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse "profesori i asociuar" në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet!

Tani janë nën akademinë e shkencave!

Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic - mice në akademi!

Po unë jam "akademik"!

Nëse ende nuk doni të mobilizoheni:

Flini të qetë kolegë!

Mendoni se ishte një ëndërr!

Ta gëzoni të gjithë!

Gjumë të ëmbël!

Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni!

EMISIONET