Shkodër, prodhonte jashtë kushteve higjeno-sanitare, arrestohet pronari

Policia ka arrestuar, Luan Çuliqin, pronarin e biznesit në Shkodër që prodhonte dhe tregtonte jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Biznesi i 54-vjeçarit, banues në lagjen “Partizani”, është mbyllur dhe ka ai marrë një gjobë prej  2.4 milionë lekë për shkak se prodhonte e tregtonte jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka konstatuar shkeljet gjatë inspektimit në subjektin “Çuliqi” që merrej me përpunimin, konservimin dhe ambalazhimin e fruta-perimeve. Të gjitha produket e gjetura në biznes janë bllokuar dhe do të asgjësohen. 

"Arrestimi i Luan Çuliqit u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja "Skënderbeg", në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin,"-raporton policia.

Gjatë inspektimit u zbulua se 'Culiqi' tregtonte në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme.

Gjithashtu inspektorët zbuluan se në biznes mungonte plani i vetëkontrollit HACCP, si edhe nuk funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë.

Subjekti “Culiqi” përpos produkteve të cilat ai ishte i liçensuar për të prodhuar, ai kryente edhe procese të tjera pa liçensë si: ambalazhimi i vajit të sallatës, ullirit dhe prodhimin e majonezës.

Gjithashtu në subjekt janë gjetur edhe produkte të skaduara si 20 vazo me nga 200 gramë mjaltë dhe hedhte në treg të ushqime të pasigurta.

Nga trupat inspektuese të DRAKU-së Shkodër u morën 24 mostra për analiza në laborator dhe u bllokuan sasitë e produkteve gjendje  27144 kg  deri në daljen e përgjigjeve të analizave.

Shikoni sesi prodhohej konserva dhe vaji i ullirit



EMISIONET