Procedurat tatimore, prodhuesit shqiptar: Rishikim taksës së infrastrukturës

Procedurat tatimore, prodhuesit shqiptar: Rishikim taksës së

Prodhuesit shqiptarë i kanë kërkuar qeverisë që të rishikohet ligji për procedurat tatimore.Në prag të nisjes së diskutimit të paketës fiskale për 2019, Arben Shkodra, shprehet se ky ligj ka shumë mbivendosje të cilat krijojnë probleme gjatë inspektimeve. Ndërkohë që sugjerojnë edhe një rishikim të nivelit të takës për infrastrukturën dhe banesën në mënyrë që të bëhen më konkurues në rajon.

Ligji për procedurat tatimore duhet të rishikohet pasi ka shumë mbivendosje dhe përplasje të neneve të cilat shkaktojnë probleme për biznesin gjatë inspektimeve.

Kjo është një nga kërkesat zyrtare të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë drejtuar Ministrisë së Financave në kuadër të paketës fiskale.

Arben Shkodra: Mund të jetë hera e nëntë apo e dhjetë që ne e prekim këtë ligj dhe po ta shikoni tek ky ligj çdo ndryshim pasqyrohet me ngjyra të ndryshme. Ka ardhur koha që në mënyrë integrale ta rishikojmë, ta debatojmë, ta konsultojmë dhe të kemi njëherë e mirë një ligj të thjeshtë, një ligj të kuptueshëm, një ligj i cili implementohet shumë kollaj.

Për të qenë më konkurues me rajonin, prodhuesit shqiptar kanë kërkuar gjithashtu një rishikim të taksës për infrastrukturën dhe taksën e banesës.

Arben Shkodra: Të marrin në konsideratë për një taksim ndryshe të gjitha stabilimentet, ndërtesat, veprimtaritë ekonomike prodhuese në vend duke mos i parë të njëjta si pallatet, apartamentet që ndërtohen apo magazinat, stabilimentet e importuesve.

Por pavarësisht kërkesave, Ministria e Financave ka zyrtarizuar draftin me ndryshimet e paketës fiskale.

Në draft është parashikuar ulja e tatimit mbi dividendin në nivelin 8% nga 15% që është aktualisht.

Po ashtu u ndryshua edhe tatimi për pagat e larta, duke e rritur fashën që do tatohet me 13 % deri në fashën 150 mijë lekë nga 130 mijë që ishte.

 Po ashtu Ministria ka bërë edhe disa ndryshime që nuk do të lejojnë që biznesi të copëzohet “fiktivisht” për të shmangur tatimin.

EMISIONET