Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka qenë në vëmendje të faqeve rozë prej dy meshkujve që kanë qenë në jetën e saj, Pete Davidson dhe i ndjeri Mac Miller.

Mesnatën e 7 nëntorit, ajo publikoi projektin e saj të ri muzikor “Breathin” që fokusohet në luftën e saj me ankthin.

Klipi muzikor fillon me Arianën që del nga një vend plot me tym dhe zhvendoset në një lokal të boshatisur.

Më pas, ajo shfaqet e ulur në një grumbull valixhesh në stacionin e trenit. Mendohet se kjo gjë tregon mënyrën e saj të jetesës së rrëmujshme, pasi përballet shpesh herë me udhëtime për shkak të koncerteve.

Klipi përfundon me Arianën duke luajtur në mes të reve. Ndërkohë teksti bazohet në luftën e saj me ankthin, ku shprehet se duhet ta kalojë duke marrë frymë thellë.

Kënga gjithashtu duket se i referohet marrëdhënies së këngëtares me Pete Davidson, ku thotë: "Ju më kujtoni kohën kur gjërat nuk ishin aq të komplikuara. Gjithçka që kam nevojë është të shoh fytyrën juaj."

Kujtojmë se lidhja e tyre mori fund vetëm pak kohë pasi Mac Miller ndërroi jetë dhe Ariana u fokusua shumë tek ai.

/Ora News.tv/