Fillimi i mirë i sezonit me Interin i sulmuesit Icardi ka ngjallur interesin e disa klubeve evropiane, të cilat me argjentinasin do të zgjidhnin disa probleme në sulm.

Skuadra e Chelsea është ajo më e interesuara, me teknikun Konte që shikon tek Icardi, sulmuesin ideal të bluve.

Siç raportohet nga The Sun, Abramoviç është gati të paguajë që në merkaton e janarit. klauzolën e sulmuesit të Interit, me zikaltërit që kërkojnë një shifër që arrin deri në 110 milion euro.

/Ora News.tv/