Kolonel Myslym Pashaj tha se çështja e detit është një problem që lidhet me interesat kombëtare të të dyjave vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë. Në emisionin “Arena” me Dritan Hilën Pashaj tha se do të jetë një sukses shumë i madh nëse do të nisin diskutimet, edhe nëse ato zgjasin shumë vite.

Pashaj: Ne kemi një konflikt, por kur është për probleme të interesave kombëtare, aty ndalon. Lidhur me problemin e detit ka interersa shumë të mëdha nga të dyja shtetet.

Për grekun ishte e rëndësishme të vinte në mesin e marrëveshjes së Otrantos. Ata u futën në pikën qëndrore. Hapësira është një bllok me interesa shumë të mëdha për naftën dhe gazin. Edhe Shqipëria ka interesa të mëdha kësisoj. Do të jetë një sukses shumë i madh nëse do të nisin diskutimet, ato mund të zgjasin 10 vjet, por nëse arrihet diçka kjo ka rëndësi. Kemi një marrëveshje e cila ka pasur problemet ligjore, por sukses është edhe ulja për të biseduar. 

/Ora News.tv/