Prishtina ka bërë edhe një herë një paraqitje serioze në Europë, ku ka barazuar 0-0 me skuadrën nga Luksemburgu, CS Fola Esch.

Prishtinasit e kanë dominuar këtë takim nga minuta e parë. Në pjesën e parë, Fola e fillojë shumë më mirë dhe sulmuan më shumë por nga minuta e 15 Prishtina e kontrollojë totalisht këtë takim. Por, Prishtina nuk arriti që të krijoi ndonjë rast të pastër për gol  në këtë pjesë edhe pse disa herë dolën para.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte shumë më mirë. Mankenda disa herë rrezikojë portën e Fola Esch, kurse shumë mirë luajti edhe Korenica i cili pati një rast të mirë në minutën e 61’të. Rasti tjetër i mirë për Prishtinën ishte në minutën e 70, por nuk u konkretizua në gol. Ndërkohë në minutën e 75-të një rastë të mirë e pati edhe Fola Esch, por portieri Bekaj tregoj cilësitë e tij.

10 minutat e fundit Fola ishin shumë më të mirë dhe kanë mundur që të shënojnë në minutën e 88’të, por fati ishte në anën prishtinaseve. Një rast të mirë Prishtina e pati edhe në minutën e 89, por priti portieri i Folas.

Përfundimisht 0-0 dhe ky rezultat është i mirë për Prishtinën të cilët e presin skuadrën nga Luksemburgu pas një javë në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.



/Ora News.tv/