Prishtina fut në listën e zezë Kryeministren serbe, Pacolli: Sa të jem Ministër nuk shkel në Kosovë

Prishtina fut në listën e zezë Kryeministren serbe, Pacolli: Sa

Etiketimet ofenduese që kryeministrja e Serbisë përdoëri kundrejt kolegëve të saj të Kosovës një ditë më parë e kanë shtuar atë në listën e zezë të Prishtinës. Presidenti Hashim Thaçi ka apeluar Bashkimin Europian të distancohet nga gjuha e saj raciste dhe urrejtëse.

Pas kryediplomatit Ivica Daçiç, edhe kryeministrja e Serbisë është shtuar në listën e personave të padëshiruar në Kosovë.

Shkak është bë deklarata e fundit e shefes së kabinetit, Ana Bërnabiç, gjatë një konferencë shtypi me shefin e delegacionit të BE-së në Beograd.

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnabiç tentoi të ulë figurën e palës kundërshtare duke i quajtur ata "terroristë" dhe "njerëz të ardhur nga mali" me të cilët është vështirë të dialogohet.

Në kundërpërgjigje, shefi i diplomacisë në Prishtinë, Behgjet Pacolli, njoftoi se sa të jetë ai Ministër i Jashtëm, Kryeministrja serbe nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Pacolli: "Ky racizëm i institucionalizuar e ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon qeveria serbe. Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga ish-Jugosllavia."

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh i zhgënjyer të enjten që Bashkimi Europian mban hapur dyert e integrimit për një vend që nuk beson në vlerat europiane.

Ai kërkoi dënimin e gjuhës së kryeqeveritares Bërnabiç dhe distancimin nga qëndrimet patologjike të Serbisë kundrejt Kosovës.

Deklaratat e shefes së kabinetit në Serbi erdhën gjatë prezantimit të progresraportit për integrimin në Bashkimin Europian.

Raporti vlerësoi ecurinë ekonomike të vendit por nuk ndali rezervat për lirinë e kufizuar të të shprehurit dhe të shtypit, punën e parlamentit, protestat antiqeveritare dhe shoqërinë e dobët civile në vend.

EMISIONET