Prishja e objekteve pa leje në qendër të Elbasanit për t'i kthyer hapësirat publike qytetarëve ka hapur një tjetër problematikë.

Prej 2 vitesh në qendër të këtij qyteti vazhdojnë të qëndrojnë mbetjet urbane.

Kjo situatë e pakëndshme ndodhet përballë kalasë së qytetit duke krijuar një pasqyrë jo të këndshme për banorët si edhe turistët e shumtë që vizitojnë Elbasanin në këto ditë të nxehta.

Qytetarët shprehen se kjo panoramë nuk është aspak e bukur dhe se Bashkia e qytetit nuk duhet të jetë indiferente përballë këtyre situatave të vogla por që lidhen me imazhin e qytetit.

Qytetar: "Kjo na vret sytë neve jo më turistave."

Ndonëse kanë kaluar dy vite që kjo situatë shoqëron qytetarët e Elbasanit zyrtarë të bashkisë, të kontaktuar nga Ora Neës, deklaruan se mbetjet do të pastrohen brenda muajit gusht.

/Ora News.tv/