Prishet ura në Kolumbi, 10 punëtorë të vdekur, disa të humbur

Prishet ura në Kolumbi, 10 punëtorë të vdekur, disa të

Të paktën 10 punëtorë ndërtimi humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një urë e ndërtuar pjesërisht në Kolumbinë qendrore u rrëzua të hënën.

Punëtorët po punonin në sistemin e kullimit të urës kur ndodhi incidenti. Viktimat u rrëzuan nga një lartësi prej 280 metër dhe ura ndodhej rreth 95 kilometra nga kryeqyteti kolumbian i Bogotës.

Nëntë nga punëtorët u vranë menjëherë dhe një punëtor i dhjetë vdiq nga lëndimet e tij në spital.

Disa punëtorë u plagosën dhe thuhet se njëmbëdhjetë të tjerë rezultojnë të humbur.

Autoritetet thanë se po hetojnë shkakun e shembjes së urës dhe po përpiqen të gjejnë sa njerëz ishin në strukturën e urës.

EMISIONET