Qytetarët e Durrësit që kanë nevojë për një skaner, prej tre muajsh detyrohen ta bëjnë atë me pagesë tek privatët. Ata nuk mund ta marrin këtë shërbim falas pranë Spitalit Rajonal, pasi aparatura aty ka pësuar defekt. Drejtorja e Spitalit, thotë se situata do të zgjidhet brenda të martës.

Dera ku ndodhet skaneri është e mbyllur dhe në këtë korridor ku qëndrojnë pacientët, në pritje të ekzamimimeve, qëndrojnë vetëm ata që do t'i nënshtrohen rezonancës

Qytetaret e dine se prej disa muajsh skaneri nuk punon dhe nuk paraqiten fare ne spital duke iu drejtuar tiranes ose klinikave private.

Prej gati tre muaj aparatura është jashtë funksioni, pasi mësohet se i është djegur një llapmë.

Sigurisht defektet ndodhin, por pacientët jashtë kamerave thonë se mjekët i prishin qëllimisht, duke i orientuar pacientët drejt klinikave private.

Para kamerës, refuzojnë të akuzojnë.

Drejtorja e Spitalit rajonal Nadire Jani Kertusha, e kontaktuar tha situata do të zgjidhet brenda të martës së ardhshme, ditë kur sipas saj skaneri do të jetë sërish në shërbim të pacientëve falas.

Spitali thotë se ka bërë procedurat dhe tashmë është në pritje të llambës që për gati tre muaj detyroi qytetarët e Durrësit të paguajnë tek privati për shërbimin e skanerit.

/Ora News.tv/