Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë se Tiranës ka vijuar edhe sot me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe.

Bëhet fjalë kryesisht për objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anes rrugës dhe që preken nga projekti i zgjerimit të unazës.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që posedonin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t'i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t'i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve. Krahas këtij procesi, Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe me largimin e mbetjeve inerte.

Ndërsa deputeti i PD, Klevis Balliu akuzoi qeverinë për vjedhje me projektin që kalon në këtë zonë.

Balliu: Zona e Unazës së Re është një zonë krimi, sepse është vërtetuar që është bërë një vjedhje dhe nuk mund të ketë asnjë punimi dhe nuk mund të ketë asnjë hap as nga bashkia dhe as nga qeveria, për shkak se cdo hap i mëtejshëm do të shërbejë vetëm për prishjen e provave.

Në ditën e 40 të protestës banorët thanë se nuk tërhiqen pa marrë një zgjidhje nga qeveria dhe bashkia.

/Ora News.tv/