Një foshnje është gjetur e vdekur në një tualet në Indi.

Trupi i foshnjës u zbulua nga një hidraulik, i cili ishte thirrur për të zhbllokuar një tubacion të premten në mëngjes.

Sipas njerëzve ata u traumatizuan kur zbuluan se ishte koka e vogël e vajzës që kishte shkaktuar bllokimin.

Ata u përpoqën ta nxirrnin me shpejtësi por ishte tepër vonë pasi ajo kishte vdekur disa orë më parë.

Kur ata nxorrën trupin vunë re se placenta e foshnjes ishte akoma e bashkangjitur.

Policia dyshon se prindërit e dërguan vajzën në klinikë aty afër me pretekstin për tu kosultuar dhe e lanë fëmijën në tualet.

Megjithatë, duke pasur parasysh se plancenta ishte e ngjitur, u spekulua se nëna e ka sjellë në jetë vajzën në tualet dhe nuk ka arritur dot ta shpëtojë.

Policia tani po heton incidentin dhe po kontrollon të dhënat e të gjithë pacientëve që kanë bërë një vizitë në klinikë atë ditë.

/Ora News.tv/