Njerëzit që nuk pijnë duhan kanë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e rënda të mushkërive, nëse janë rritur nga prindër duhanpirës.

Pirja e duhanit pasiv në fëmijëri bënte që numri i vdekjeve të përvitshme të shtohej me 7 persona më shumë në çdo 100 mijë të rritur joduhanpirës sipas një studimi amerikan.

Në studim e American Cancer Society morën pjesë 70.900 burra e gra jo-duhanpirës.

Ekspertët thanë se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët ishte ndalimi i pirjes së duhanit.

Nëse pjesëmarrësit në studimin jetuan me duhanpirës gjatë periudhës madhore, kishte implikime të tjera shëndetësore, zbuloi studimi.

Ekspozimi ndaj tymit prej 10 ose më shumë orë çdo javë rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja e ishemisë në zemër 27%, nga sulmi kardiak me 23% dhe sëmundja kronike e bllokimit të mushkërive me 42% krahasuar me ata që jetonin me jo-duhanpirës.

/Ora News.tv/