Princi William do i mbështesë fëmijët nëse janë homoseksualë

Princi William do i mbështesë fëmijët nëse janë

Princi William është shprehur se do i mbështesë me gjithë zemër fëmijët e tij nëse janë homoseksualë, ndërsa foli për të rinjtë e mohuar nga prindërit e tyre.

Mbreti i ardhshëm foli për temën me një grup homoseksualësh që kishin mbetur të pastrehë për shkak të seksualitet të tyre.

Duka i Kembrixhit u pyet nga grupi sesi do ndiheshin nëse fëmijët e tij kur të rriten do vendosin të jenë homoseksualë. Dhe William u përgjigj: "Absolutisht që është në rregull për mua."

Por gjithashtu u shfaq i shqetësuar sepse George, 5-vjeç, Charlotte 4 dhe Louis 1-vjeç, mund të persekutohen për shkak të pozicioneve të tyre në Familjen Mbretërore.

"Ajo çfarë më shqetëson mua është fakti, jo që ata janë homoseksualë, por sesi do reagojnë të tjerët dhe presioni mbi ta,"-tha Princi.

EMISIONET