Teatri i Kukullave ka çelur zyrtarisht sezonin me premierën “Princi Bretk”. Shfaqja mirëpriti të parët fëmijët pa prindër. Ndërthurja e kukullave me projeksionin argëtoi për afro 30 minuta të vegjlit.

“Princi Bretk”, përalla e vëllezërve Grim, ishte premiera e parë që çeli dyert e Teatrit të Kukullave.

Ata që e shijuan të parën shfaqen ishin fëmijët pa prindër. Me regji të Flori Kokonës dhe interpretimin e mjeshtrave të kukullave ndër to Shegushe Bebetës, shfaqja përcolli mesazhe të rëndësishme mbi bulizimin dhe jo vetëm.

“Princi Bretk” është premiera e parë nga 11 të tilla që do të mirëpresin të vegjlit përgjatë këtij sezoni.

Shfaqja e ndërthurur me projeksionin argëtoi fëmijët për afro 30 minuta.

Në përfundim ata ndanë emocionet dhe përshtypjet për personazhet.

“Princi Bretk” do të shfaqet në Teatrin e Kukullave përgjatë fundjavës në orën 10:30, çmimi për të është simbolik, vetëm 100 lekë.  


/Ora News.tv/