Princesha e këtij shteti diagnostikohet me sëmundjen që vështirëson frymëmarrjen

Princesha e Norvegjisë po vuan nga një sëmundje e rrallë kronike të mushkërive. Këtë gjë e ka konfirmuar familja mbretërore.

Princesha Mette-Marit, e cila u martua me princin Haakon në vitin 2001, tha se është diagnostikuar me një formë të pazakontë të sëmundjes së fibrozës.

Gjendja shkakton plagë në mushkëritë e një personi dhe e bën frymëmarrjen gjithnjë e më të vështirë.

Mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë tha se ndoshta do të duhej të kufizonte detyrat e saj mbretërore në ditët në vijim.

"Për shumë vite, unë kam pasur sfida shëndetësore dhe tani ne dimë më shumë rreth kësaj. Pavarisësht se kjo diagnozë do të limitojë jetën time, jam mirënjohëse që u zbulua kaq shpejt. Qëllimi im është të vazhdoj punën e të marr pjesë në programet zyrtare sa më shumë të mundet”, tha ajo në një deklaratë.

Princesha ka tre fëmijë dhe u takua për herë të parë me mbretin e ardshëm të Norvegjisë në një festival muzikor në 1990.

EMISIONET