Pedagogu Rezart prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se nëse do kishte ishte nën drejtimin e vendit, nuk do investonte më në llaç e tulla.

Ai u shpreh se në fokus të tij do të ishin edukimi , shëndetësia dhe prona.  

Rezart Prifti: Sa kohë do duhen institucionet të formohen do duhen shumë kohë. Sa kohë do duhen proceset të formohen do marrin shumë kohë. Çështja nuk është t’i ndalojmë. Çështja është çfarë alternative do të vijë. Sepse këta njerëz mendojnë se duhen ende rrugë, llaç, tulla e beton. Unë nëse do isha, do kisha 3 gjëra kryesore.

1- Edukimin. Të gjitha lekët e rrugëve do t'i çoja në edukim.

2- Shëndetësinë.

3- Pronën.

Në 30 vjet të majtë dhe të djathtë nuk doli një palaço t'i thotë pronarëve legjitim të pronës, ose do të jap hakun që të ka lënë nëna apo babai trashëgimi, ose do të të kompensojmë. Po nuk doli një njeri që të alokojë një buxhet aq të madh vetëm për t'i kthyer pronarëve, se po hamë dynjanë kemi 30 vjet.

/Ora News.tv/