Prifti amerikan kontaktoi me "mafien shqiptare" për të vrarë gruan e tij

Prifti amerikan kontaktoi me "mafien shqiptare" për të

Nga predikues në kishë tek "takimet" në faqet e errëta në internet. Stephen Allwine, 44 vjeç, një i krishterë i devotshëm, bashkëshort dhe baba, akuzohet hiq më pak se sa për vrasje.

Në Minesota të Shteteve të Bashkuara, ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes dhe servirjen e krimit në atë më mënyrë sa të duket si një vetëvrasje.

Allwine, pjesë e Kishës së Bashkuar të Zotit, kishte të paktën tri lidhje jashtëmartesore me gratë që kishte takuar në faqet e internetit dhe se ai donte të mos ishte i martuar me gruan e tij.

Për shkak të pozicionit të tij brenda kishës, e cila e konsideron martesën si një angazhim të përjetshëm dhe ndalon divorcin për anëtarët e saj, prokurori i qarkut të Washingtonit, Jamie Kreuser, i tha gjykatës të martën se i pandehuri vendosi të shpëtonte nga gruaja, Amy duke e vrarë atë pas një vrasje të dështuar me komplot.

Ishte maji 2016, ku 44 vjeçari kishte tentuar të lidhej me një faqe të errët në internet e quajtura "Besa Mafia", një faqe interneti që pretendonte lidhjen me krimin e organizuar shqiptar që ofronte shërbime për rrahje ose vrasje kundrejt një çmimi të caktuar.

Email-et midis faqes dhe klientëve potencialë, një thesar i materialeve të paligjshme, u zbuluan në të gjithë Uebin - pas ndërhyrjeve të FBI. Ndërsa hetuesit shfletuan përmes materialit, ata hasën në një bashkëbisedim midis një përdorues të quajtur "dogdaygod", të cilët vendosën të organizonin vrasjen e një gruaje të quajtur Amy Allwine në periferi jashtë Shën Palit, në Min.

Midis planeve ishte që vdekja duhet të dukej si një "aksident".

43-vjeçarja drejtonte biznesin e trajnimit të qenve. Ajo dhe bashkëshorti i saj Stephen ishin takuar në një kolegj të krishterë dhe ishin anëtarë të një kongregacioni lokal të Kishës së Bashkuar. Stephen shërbeu si prifti i kishës dhe ofroi këshillime martesore për çifte. Ata kishin një djalë të adoptuar.

EMISIONET